Kombëtarja vijon përgatitjet në ditën e katërt të grumbullimit për sfidën e parë të kualifikuesve ndaj Polonisë

Stërvitje mes palestrës dhe fushës për kombëtaren shqiptare të futbollit në ditën e katërt të përgatitjeve për duelin ndaj Polonisë.

Grupi i kuqezinjve ka qënë i plotë në urdhërat e teknikut, Sylvinho, që po e shfrytëzon këtë moment për tu njohur akoma dhe më shumë me potencialin e lojtarëve në dispozicion. Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar gjithë kohës me situata të ndryshme loje dhe me përgatitje taktike.

Atmosfera vihet re si mjaft e mirë dhe ka optimizëm për startin pozitiv të kualifikueseve të Europianit. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Shqipëri deri të dielën, për të udhëtuar më pas drejt Varshavës, aty ku të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë.

Ky do jetë dueli i nëntë kualifikues mes dy kombëtareve, me Poloninë që dominon me 6 fitore dhe dy barazime. Përballja ndaj Polonisë do të luhet më 27 mars.