Kolegji Zgjedhor rrëzon Koalicionin Berisha-Meta, logo e partive do të jetë në fletën e votimit

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar Sali Berishën. Kolegji vendosi që logot e Partive dhe/ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit.

Në vijim pritet të shpallet edhe vendimi i arsyetuar se pse gjyqtarët vendosën që të rrëzojnë kërkesë padinë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të qëndrojnë tek versioni aktual, ai me emrat e kandidatëve dhe me logot e partive që kanë propozuar kandidatët e garës së 14 Majit.”, tha gazetarja.

Kolegji do të shqyrtojë edhe për kërkesë padinë e dytë e cila ka të bëjë me emrin e kryetarit që do të udhëheqë “Bashkë Fitojmë”. Aktualisht, në fletën e votimit është emri i Ilir Metës me vendimin e KAS ndërkohë që pritet të shihet vendimi i Kolegjit nëse do të vendoset ose jo emri i Berishës.