Përzgjidhen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, të cilët do të shqyrtojnë ankesat e partive, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë një mandat 4 vjeçar. Përmes shortit me gogla, në listën me 95 kandidatë, janë përzgjedhur si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, gjyqtarët:
1-Ornela Naqellari
2-Alma Kodraliu
3-Iliba Bezati
4-Entela Shedula
5-Enkel Peza
6-Rexhep Bekteshi
7-Artan Çupi
8-Lutfie Celami
Kolegji Zgjedhor është një prej hallkave të institucioneve që administrojnë ankesat lidhur me zgjedhjet. Pas vendimeve të KAS, palët në një proces zgjedhor i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për pretendimet e tyre, duke përmbyllur kështu procesin e ankimeve lidhur me zgjedhjet.