Aventura në Serie A për Edoardo Bove ka marrë fund.
Mesfushori i është nënshtruar operacionit, teksa ka vendosur një defibrilator në zemër pas arrestit kardiak të ndodhur më 1 dhjetor gjatë ndeshjes kundër Interit. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, pajisja e instaluar është e lëvizshme. 22-vjeçari pritet të largohet nga spitali në ditët e ardhshme, gjithsesi, jo për tu rikthyer shpejt në fushën e lojës. Pajisja ndërhyn për të korrigjuar ritmin e zemrës kur është e nevojshme.
Pasi të merren të gjitha rezultatet e ekzaminimit, lojtari do të ketë autonominë për të vendosur nëse do ta mbajë defibrilatorin apo ta heqë atë. Në rast se lojtari ka nevojë për të luajtur me ndihmën e pajisjes në fushën e lojës, 22-vjeçari nuk do të lejohet të aktivizohet në Itali.
Do të jetë e mundur në vende të tjera, për shembull, Angli, Holandë dhe Belgjikë. Christian Eriksen duhej të largohej nga Interi pas një ngjarje të ngjashme gjatë Europianit 2020, para se të firmoste më pak me Brentford dhe Manchester United. Bove ka luajtur 14 ndeshje për Fiorentinën, duke shënuar 1 gol dhe 4 asistime duke qënë si i huazuar nga Roma.