Klaudio Serjani dhe Euxhenjo Manushi janë dy të rinjtë e arrestuar të cilët akuzohen se shpërndanin droga të forta në kryeqytet.
Dy të rinjtë janë arrestuar në flagrancë nga Antidroga e Tiranës tek “rrethi i Kamzës”, teksa udhëtonin në mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari, Klaudio Serjani.
Gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit iu gjet një sasi prej 1.5 kg kokainë, me vlerë në treg 270.000 euro.
Mësohet se 20-vjeçari Euxhenjo Manushi, i cili ishte pasagjer në mjet, është djali i muzikantit të njohur, Adi Sybardhi.
Muzikanti i njohur ka reaguar në facebook duke postuar foton e të birit me fjalët: “Allahu te begatoft shpirti babit”.
Dy të arrestuarit janë kapur në afërsi të kthesës së Kamzës, pranë terminalit të autobusëve.
Antidroga prej të paktën 6 muajsh i kishte në ndjekje dhe në përgjim dy të arrestuarit.
Kryesisht ata e shpërndanin kokainën në zonën e ish-Parkut, por dhe në zona të tjera të Tiranës.
Të dy kanë qenë në të njëjtën makinë luksoze dhe sapo kanë ndaluar kanë dalë me çantën me drogë.
Në këtë moment agjentet e Antidrogës kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar.