Kokainë dhe marijuanë në një kuti, arrestohet shqiptari në Itali

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Seregno, Itali, pasi u kap me 3 kilogramë lëndë narkotike të fshehura në një kuti.

Gjatë kontrollit në garazhin e shtëpisë së tij, karabinierët gjetën 2.2 kilogramë kokainë dhe mbi 750 gramë marijuanë, të ndara në disa pako, së bashku me materialin për paketimin e dozave.

38-vjeçari akuzohet për posedim të paligjshëm të drogës me qëllim tregtimin, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e shpërndarjes.