Kokaina në banane, Gjykata e Posaçme pushon çështjen për babain e Arbër Çekaj

Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen në ngarkim të Selim Çekaj.

Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i arrestuar dhe hetuar për trafikun e 49 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit. Kokaina u gjet nga policia në një kontinjer të kompanisë që administrohej nga Selim Çekaj.

Fillimisht Çekaj u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpie për shkak të moshës dhe shëndetit jo të mirë. Dosja e trafikut të 49 kg kokainë aktualisht mbetet pa autor dhe çështja i kalon policisë për zbardhjen e emrave të trafikantëve.

Aktualisht në burg vijon të qëndrojë djali i Selim Çekaj, Arbër Çekaj, i cili është deklaruar fajtor dhe dënuar për trafikun e drogës prej 613 kg kokainë.