Kokaina e fshehur në 850 lëkura kafshësh, Gjykata e Posaçme lë në qeli 10 të dyshuarit

GJKKO ka lënë në qeli 7 shqiptarët dhe 3 kimistët e huaj që u arrestuan pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Qerekë.

10 të akuzuarit për laboratorin e kokainës u arrestuan gjatë një operacioni të zhvilluar nga SPAK e agjentët spanjollë më 15 dhe 16 Nëntor.

Gjatë dëshmisë para togave të zeza, shtetasi nga Venezuela u shpreh se “Kam ardhur në Shqipëri për të  mbjellë flokët”.

Ndërsa i huaji tjetër është shprehur se kishte ardhur për të blerë rroba të përdorura, pasi pretendon se është tregtar.