‘Koka’ e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës, arrestohet në Portugali kunati i Ervis Martinajt


52-vjeçari Arben Kaçorri ka rënë në pranga në Lisbonë për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas mediave portugeze, ai është një nga figurat kryesore të mafies ballkanike, teksa është edhe kunati i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022.

Shqiptari, i dënuar për vrasje në Itali, jetonte prej 11 vitesh në një ndërtesë luksoze në Lisbonë. Bashkë me 52-vjeçarin shqiptar u arrestua edhe fqinji i tij portugez, i cili kishte gjithashtu edhe pasaportë holandeze, Ícaro Leddy Gouveia, 48-vjeç, i lidhur me mafian marokene, por që vepron kryesisht në Holandë.

Arben Kaçorri, bashkë me 48-vjeçarin portugez drejtonin një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës i cili operonte në Portugali dhe në Holandë. Rrjeti koordinohej në banesën në Lisbonë.

Check Also

Nga përplasjet me Gardën dhe Policinë te pretendimet se u përdorën armët dhe u hodh benzinë/ Çfarë ndodhi sot në Kuvend

2 orë kaos dhe benzinë brenda, por përplasja tek Kuvendi ka vijuar edhe jashtë godinës.Ashtu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *