Kochorashvili ndëshkon Kombëtaren kuqezi! Shqipëri 0-1 Gjeorgji

 

Zhbllokohet sfida, Kochorashvili kalon në avantazh miqtë me një supergol nga jashtë zone, i ndihmuar edhe nga një devijim.

Në 15 përballje Shqipëria fituar ka vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Fatsjellëse janë sfidat e zhvilluara në vendin tonë, pasi të tre fitoret kuqezi janë koleksionuar në përballjet e Tiranës.

 

Edhe bilanci i golave flet në favor të kundërshtarëve të sotëm. Në portën kuqezi janë realizuar 23 gola, kundrejt 13 të Shqipërisë. Pas xhiros së parë të dy ekipet kryesojnë me pikë të plota, për këtë arsye kjo shihet si një ndeshje mes dy ekipeve favorite për të fituar këtë grup.

 

Kujtojmë se sfida e sotme luhet nën një atmosferë të zjarrtë, pasi janë shitur të gjitha biletat dhe më shumë se 21 mijë zemra kuqezi do jenë në stadium dhe miliona në mbarë botën.

Për një rezultat të mirë flasin edhe statistikat e Sylvinhos, që nuk ka asnjë humbje në ndeshjet e luajtura në “Air Albania” me kuqezinjtë. Kombëtarja duhet të ruajë të paprekur fortesën, teksa në fushë lojtarët futen për fitore.