Koalicioni opozitar për 14 majin, Ndoka jep detaje nga përgatitjet e fundit
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka folur sot në lidhje me procesin zgjedhor duke dhënë detaje nga koalicioni opozitar për vendoret e 14 majit.
Ndoka deklaroi se emri i koalicionit me të cilin do të futet PD e Berishës dhe katër parti të tjera në zgjedhjet lokale të 14 majit, me shumë mundësi do të jetë si ajo e 6 marsit, “Shtëpia e Lirisë”.
”Do jenë maksimumi 4-5 parti se kodi zgjedhor s’të jep hapësirë më tepër.
Emri do jetë ai i koalicionit të 6 marsit megjithatë po punohet dhe për emrin. Specialistët po merren me logon dhe emrin e gjërat teknike.
Nuk është kaluar akoma për pjesën e listave që është hapi i parë që ne të biem dakord, pastaj përfaqësimi me lista që nuk e shoh pengesë të madhe pavarësisht se interesi i partive është të dalim me listat tona në gjithë Shqipërinë”-tha Ndoka.