Koalicion paszgjedhor me partitë e reja, kandidati i PD, Viktor Tushaj: Shqipëria kishte nevojë për një Opozitë në bllok për t’i thënë kësaj të keqeje ndal
Në emisionin Review në Euronews, Kandidati për deputet i qarkut Lezhë, Viktor Tushaj ka komentuar dhe mundësinë për të pasur një koalicion paszgjedhor të PD dhe aleatëve të saj.
Sipas tij, opozita duhet të bëhet bashkë për të rrëzuar qeverinë.
“Jam i bindur që doktor Sali Berisha ka bërë maksimumin pikërisht për të përfshirë në koalicion e madh çdo parti e cila e para ka elektorat dhe ka mbështetje, e dyta nuk ka luftuar me çdo mjet partinë demokratike, aleancën dhe nuk ka vrarë opozitarizmin në Shqipëri. Nuk është bërë palë dhe të punojë pikërisht për maxhorancën dhe të sponsorizojë apo ndikojë që me votat e tyre të rrijë maxhoranca në pushtet. Besoj e keni parë edhe zotin Shehaj që tha unë nuk jam për rrotacionin.
Edhe zoti Bardhi ka thënë iki nga politika nëse kthehet zoti Berisha…
Viktor Tushaj: Jo, përpara se të realizohej, ai tha kam dalë, kam krijuar parti sepse nuk dua rotacion, që do të thotë se ai do Partinë Socialiste në pushtet.
Për të mos e nxjerrë nga konteksti, zoti Shehaj ka thënë, jo vetëm për rrotacionin, unë jam futur për ndryshimin. Në fakt edhe zoti Shehaj, zoti Lapaj apo zoti Qori kanë vendosur si kusht për të mos bashkëpunuar me Partinë Demokratike pikërisht sepse ata kanë parasysh të vjetrën në politikë që konsiderojnë Partinë Demokratike me Berishën e Metën në krye apo Partinë Socialiste me Ramën në krye dhe ndryshimin që ata mendojnë se e bëjnë vetë.
Viktor Tushaj: Ju mendoni se është e lehtë të bëhen 26 parti bashkë?
Nuk më duket e pamundur.
Viktor Tushaj: Tregon vullnet.
A do të duhet që ASHM-ja ta ketë në optikë dorën të shtrirë?
Viktor Tushaj: Kjo varet nga rezultati elektoral që ata do të kenë.
Nëse do të kenë rezultat, do t’ia vlentë mendon?
Viktor Tushaj: Nëse vazhdojnë të jenë opozitarë, do të dinë ta shohin në sy të keqen që i është bërë këtij vendi në 12 vite rresht, patjetër. Pse jo. unë nuk marrë përsipër të flas në emër të aleancës, por si politikan mendoj se do të ishte në interes të aleancës ta shqyrtojnë. Unë shikoj në Lezhë, shumë mbështetës të mitë, historikisht të mitë, janë shpërndarë në këto partiçkat e vogla.
Ti do të doje të ishit bashkë?
Viktor Tushaj: Patjetër sepse do të ishin mbështetësit tanë. Por kjo nuk do të thotë që ata e kanë gjetur rrugën e duhur, absolutisht. Sot Shqipëria kishte nevojë për një Opozitë në bllok, të bashkuar, për t’i thënë kësaj të keqeje ndal.