Klubi shqiptar në futbollin gjerman prezanton plot krenari uniformat e sezonit të ri

Klubi shqiptar, i cili militon në futbollin gjerman, FC Besa Essen prezantoi me krenari fanellat e reja për sezonin 2025/26.

“Një moment i veçantë, për klubin tonë, për lojtarët tanë dhe për të gjithë ata që e jetojnë Besën me zemër dhe shpirt. Për ngjyrat tona. Për prejardhjen tonë. Për unitetin tonë. FC Besa Essen një klub, një familje, një premtim” shkruan klubi shqiptar.

Prezantimi filloi në orën 12:00 ku bë shpalosja e fanellave të reja për ndeshjet në shtëpi dhe jashtë. Më pas u zhvillua edhe një ndeshje testuese e skuadrës, dy herë nga 30 minuta, që i dha mundësinë publikut të shohë nga afër përforcimet dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Por suprizat nuk mbaruan me kaq! Klubi njoftoi edhe një përforcim të rëndësishëm! Esad Morina, ish-lojtar i kombëtares U-21 të Shqipërisë dhe ish-futbollist i njohur i Schalke 04, është bashkuar me FC Besa Essen.

Ky është një hap i madh për klubin, që po forcon radhët me emra me përvojë dhe të njohur në futbollin shqiptar e gjerman.