Klosi/ Një destinacion ndryshe! Ja pse duhet vizituar

Për të gjithë ju që jeni në kërkim të destinacioneve për të kaluar bukur fundjavat dhe pasditet e kësaj pranvere duhet të dini që Klosi sot nuk dallohet më vetem per bukuritë dhe historinë e tij shumëvjeçare por edhe për strukturat e veçanta akomoduese ku mund të pushoni e shijoni produktet bio të zonës.

Me poshtë vetëm disa prej tyre:

Te Doka është një pikë pushimi sapo hyni në Klos, uji i lumit që rrjedh i jep një hijeshi të vecantë
Bujtina Celiku është një pikë strategjike pushimi, nga ku mund të pushoni e të vizitoni të gjitha atraksionet natyrore që ka zona përreth, duke vazhduar nga Liqenet e Balgjaj, kullat karakteristike të zonës, e shumë atraksione të tjera.
Bujtina “Te Mulliri” është një tjetër pikë pushimi, nga ku mund të relaksoheni e të vizitoni të gjitha atraksionet natyrore që ka zona përreth, duke vazhduar nga Gurrat e Gurit Bardh, për të vijuar më tej me Gujën si dhe Kalanë e Petralbës e shumë atraksione të tjera.
“Kompleksi Turistik Gurra”, vendi ku arti i të bukurës gjendet i kompozuar aq bukur me natyrën.
Bujtina është e ndërtuar si model tip kullë e kohëve moderne e kuruar në detaje dhe është cilësuar si investimi më i mirë për vendlindjen.

Mos harroni, produktet bio të zonës janë asete të çmuara të menusë së këtyre bujtinave shtrirja e të cilave është fantastike, në secilen prej Njësive Administrative të Klosit gjendet të paktën një Bujtinë.

#PushoshqipvizitoKlosin #vizitklosin #bashkiaklos #smilealbania #visitalbania #pushimenëshqipëri
#turizem #agroturizem #destinacione #natyra #bujtina

#promovovendlindjen🙏