Klos/ Asnjë gjurmë nga 29-vjeçari i zhdukur, forcat e FSK-së bashkohen në kërkime
Kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili mbeti i bllokuar bashkë me mjetin eskavator nën një masiv dheu, teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel në Klos, po vijojnë pa ndërprerje.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë shtuar me mbërritjen e forcave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët kanë ardhur këtë të mërkurë për të mbështetur operacionin në terren.
Deri më tani, nuk është gjetur asnjë shenjë e 29-vjeçarit, përveç mbetjeve të mjetit eskavator me të cilin po punonte.
Kërkimet po bëhen me mjete të rënda, me krah nga ana e ushtrisë si dhe me anë të disa aparaturave që detektojnë trupa nën tokë.