Klinë/ Djali i kandidatit për kryebashkiak ekzekuton dy të rinjtë në mes të qytetit, detajet e para
- 13 November, 2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Klinë.
Dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.
Viktimat e këtij rasti tragjik janë Rexhep dhe Albison Shlivova, djem xhaxhallarësh.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ