Klienti plagos me thikë kuzhinierin shqiptar në restorant në Selanik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Selanik të dielën, kur një klient goditi me thikë kuzhinierin 65-vjeçar pas një debati që pati me të. Ky i fundit ka përfunduar në spital me plagë në bark.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye të panjohur, klienti i restorantit, i cili ndodhet në zonën e Menemenit, ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në bark dhe është larguar nga vendngjarja.

Punonjësit e biznesit kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i plagosuri është dërguar në spital. Policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *