Klea Prenga reagon pas vetëdorëzimit të motrave Berisha: Nuk ka pajtim

Motrat Mariela dhe Antonela Berisha u vetëdorëzuan në polici ditën e djeshme . Prej mëse dy muajsh, motrat Berisha ishin shpallur në kërkim pas sulmit të rëndë fizik të 24-vjeçares Klea Prenga. Referuar ngjarjes së fundit, blogerja ka reaguar në rrjetet e saj sociale. Ajo ka qartësuar se nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim mes palëve. Klea Prenga kërkon drejtësi për dëmin e shkaktuar ndaj saj dhe thotë se s’mund të ketë falje për një akt të tillë.

Përshëndetje! Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë: nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi giyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar!”, përfundon 24-vjeçarja.

Check Also

Dyshimet për hedhje benzine në Kuvend, ministri Hoxha paralajmëron për kallëzim penal ndaj deputetëve të PD-së

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës, pas dyshimeve se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *