Klea Prenga nxjerr dokumentin: Mariela Berisha ka probleme edhe me drejtësinë italiane

Dënimi i Gjykatës së Tiranës për të lënë jashtë qelisë, motrat Berisha ka ngjallur reagimin e Klea Prengës.

E reja e cila u dhunua në mënyrë të rëndë nga Antonela dhe Mariela duke marrë plagë të rënda ka reaguar edhe përmes një story në Instagram.

Ajo publikon vendimin që Mariela ka probleme edhe me drejtesine italiane, teksa e shoqëron me fjalët :

‘Shteti shqiptar të marrë masa për kriminele të tilla që pretendojnë të shpëtojnë me mashtrimet e tyre. Faktet flasin vetë’

Ndaj Antonela Berishës u la në fuqi masa “detyrim paraqitje”, ndërsa motra e saj u la me masën “arrest në shtëpi”.