Bukuroshja Klea Prenga ka reaguar rreth deklaratave të Antonela Berishës ku përmes televizorit i kërkoi falje për dhunën e ushtruar pak kohë më parë.
Ish-banorja e “Big Brother” i kërkoi falje, teksa pretendoi se i kishin ofruar edhe dëshmpërblim. Në reagimin e saj në Instagram, Klea shprehet se në asnjë moment askush nuk ka tentuar ta dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që kanë bërë dhe nuk është gjë tjetër veçse një tentativë për të manipuluar opinionin publik me gënjeshtra.
“Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do e pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur për të bërë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra. E vërteta është aty, e qartë dhe e pakundërshtueshme. Për më tepër, të dyja pohojnë që do ishin të gatshme të kryenin sulmin përsëri. Foto e mëposhtme janë shkëputur nga adresat e tyre ku guxojnë të pohojnë që do e kryejne sulmin përsëri. Njëra komenton që herë tjetër kur të sulmoj do e thërrasi dhe komentuesen ndërsa tjetra pëlqen komentin me fjalorin banal. Tani nxirrini prapë në emisione të tjera se ju shisni dhe shpirtin per klikime. (Ahh dhe për kë mbështetje publike e kanë fjalën, për adresat fake të hapura nga vetë që më sulmojnë prej muajsh mua dhe familjen time?) Keep stalking (Vazhdoni më përndiqni!),“-shkruan Prenga.
Dhunimi i Prengës ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klean se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin Mir Pepa. Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën. Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë.
Ndërkohë, Policia i kishte shpallur në kërkim motrat Berisha dhe për muaj të tërë nuk dihej vendndodhja e tyre, por kishte raportime se ndodheshin në Dubai. Por sot, asnjëra nga motrat Berisha që dhunuan Klea Prengën nuk janë pas hekurave! Dy ditë pas vetëdorëzimit të tyre në Policinë e Shtetit, Gjykata ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Antonela Berisha është lënë në masën “detyrim paraqitjeje”.