Klaus Gjasula ‘braktis’ kombëtaren, dëmtimi e nxjerr ‘skarco’ për duelet e qershorit
Nga e hëna kombëtarja shqiptare do të nis përgatitjet për duelet eliminatore të Euro2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Dy përballje me tepër interes për skuadrën e teknikut Sylvinho, që synon të provojë pikët e para në pankinën kuqezi dhe pse jo të jenë të plota.
Për këto sfida, stafi teknik i kombëtares sonë do të vuaj mungesën e Klaus Gjasulës. Mesfushori ka pësuar dëmtim në duelin e fundit në Bundesligën 2, për të mos qënë kështu i gatshëm.
Gjasula që e ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit gjerman do të nisë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad, me të cilët mbylli edhe sezonin. Kombëtarja shqiptare debutoi me humbjen 1-0 ndaj Polonisë në këto eliminatore, teksa sfidon Moldavinë më 17 qershor në stadiumin kombëtar “Air Albania” dhe tre ditë më vonë, Ishujt Faroe në transfertë.
Moldavët gjenden në vendin e tretë më dy pikë pas dy barazimeve, ndërsa Ishujt Faroe me një pikë pas kaq takimesh. Kuqezinjtë gjenden në grupin E, ku së bashku me Poloninë dhe rivalët e ardhshëm gjendet edhe Republika Çeke.