Klasikja e futbollit anglez, Guardiola i trembet Liverpool, Manchester City ‘vuan’ mungesën e yllit kryesor

Erling Haaland është në dyshim për ndeshjen spektakolare të Premier League mes Manchester City dhe Liverpool. Trajneri i Citizens, Pep Guardiola ka lënë në pikëpytje prezencën e tij në këtë 90 minutësh, që mund të vlejë shumë për vazhdimësinë e dy skuadrave.

“Do të shikojmë deri në fund gjendjen e sulmuesit. Në këtë fazë nuk do të rrezikojmë për ta hedhur në fushë. Ka shënuar shumë, por edhe skuadra ka treguar se është në nivel të lartë. Liverpul mbetet një ekip i jashtëzakonshëm. Nuk ndryshon për një sezon. Çdo klub gjatë një sezoni mund të ketë ulje dhe ngritje” tha Guardiola në konferencën për shtyp.

Kjo përballje do të jetë tepër e rëndësishme për Cityn në garë për titullin kampion dhe Liverpool që synon zonën Champions League.

“Rëndësia e kësaj ndeshje është ajo që nuk ndryshon nga vitet e tjera. Duhet të mbrohemi në një nivel super të lartë dhe të luajmë futboll masiv. Manchester City ka pikat e saj të dobëta. Lojtarët që do hedh në fushë vetëm sa ndryshojnë mënyrën e lojës së tyre, por jo cilësitë” tha mes të tjerash Klopp.

Takimi i fazës së parë u fitua nga Liverpool minimalisht 1-0. Aktualisht Manchester City që ka edhe një ndeshje për të rikuperuar numëron 8 pikë më pak se Arsenali kryesues në renditjen e Premier League, ndërsa Liverpool gjendet i gjashti me 42 pikë.