“Kjo është fotoja e fundit e jotja, që ti nuk arrite ta postoje dot…” Anna Lika rrëqeth me fjalët pas humbjes së nënës
Në një postim në Instagram, Anna Lika bën dedikimin prekës për të ëmën e cila iku për të mos u kthyer më. Ajo ka postuar foton e fundit të nënës së saj për Krishtlindje, që ajo nuk arriti ta postonte shoqëruar me fjalët e ndjera: “Ti do jesh gjithmonë duke na parë nga atje lart dhe të premtoj që sdo na shohësh kurrë me lot në sy por vetëm të buzëqeshur ashtu siç ishe dhe ti deri në momentet e fundit”.
Postimi i plotë:
Mami im, e bukura ime! Kjo është fotoja e fundit e jotja që ti nuk arrite ta postoje dot për Krishtlindje se Zoti të donte aq shumë sa në këtë ditë të mori pranë tij. E di që ti do jesh gjithmonë duke na parë nga atje lart dhe të premtoj që sdo na shohësh kurrë me lot në sy por vetëm të buzëqeshur ashtu siç ishe dhe ti deri në momentet e fundit. Unë Viki dhe Rodeo jemi krenarë për nënën që ke qenë për ne. Nuk do kisha dashur kurrë të bëja këtë postim për ty. Do më mungosh çdo ditë e bukura ime.