Kjo është arsyeja pse zgjoheni me flokë të yndyrshëm!
Të zgjohesh me flokë të yndyrshëm është natyrisht zhgënjyese.
Ka diskutime të pafundme rreth asaj se sa herë duhet t’i lani me të vërtetë flokët, por çfarë ndodh kur i lani ato në mbrëmje?
Ekspertët thonë se gjumi me flokë të lagur nuk është gjëja më e mirë për flokët tuaj, por kjo nuk do të thotë se ato bëhen automatikisht të yndyrshme.
Ajo që ata thonë se ndodh shpesh është se ne nuk u japim flokëve kohën e nevojshme për t’u tharë siç duhet. Për shkak se rrënjët ende nuk janë tharë mjaftueshëm, na bën të zgjohemi në mëngjes me flokë të yndyrshëm.
Pra, nuk varet nga shampoja që përdorni. Prandaj, sigurohuni që flokët tuaj të jenë tharë siç duhet në mbrëmje para se të shkoni në shtrat