Policia ka arrestuar në Tiranë një 38-vjeçar, i cili kishte trafikuar në vendin tonë, dy automjete të vjedhura në Zvicër.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar njëri nga automjetet e vjedhura, tip “Audi Q8”, cili u gjet në një vendparkim në Don Bosko. Po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, operacioni policor i koduar “Swiss”.
Trafikoi në Shqipëri, 2 automjete të vjedhura në Zvicër me vlerë 150 000 euro, arrestohet 38-vjeçari.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, njëri prej automjeteve, tip “Audi Q8”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që kishte trafikuar në vendin tonë, dy automjete të vjedhura në Zvicër, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Swiss”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi A. Sh., 38 vjeç, banues në Zvicër.