“Kishte telefon në BBV?” – Egla Ceno i përgjigjet Liam-it me ironi

Pas deklaratave të një ish-banorit të “Big Brother VIP” (BBV3), Liam Mondiaro, ku ai pretendoi se Egla Ceno kishte përdorur një telefon në dhomën e rrëfimit, fituesja e edicionit ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në InstaStory.

Liam deklaroi se Egla kishte qenë e favorizuar nga produksioni dhe se kishte shfrytëzuar telefonin për të komunikuar me familjen gjatë kohëzgjatjes së emisionit.

Në përgjigje, Egla arsyetoi me tone ironike:

“Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare! ‘Fituesi’ fiton! Kush nuk e pranon mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake, lajme fake, info fake.” 

Me humor dhe pa drojë, Egla hodhi poshtë akuza që e përshkruheshin si përpjekje për të delegjitimuar fitimin e saj në garë, duke sfiduar publikun dhe ish-konkurrentët të vlerësojnë rezultatet përmes meritës së saj.