Kishte kthyer lokalin në ambient të lojërave të fatit, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Policia ka kapur dhe ka vënë në pranga në Tiranë, një 32-vjeçar, administrator i një lokali në rrugën “Hum Kolli” në kryeqytet.

Në lokalin, i cili ishte në administrim të 32-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan 2 kompjutera dhe 2 aparate celulare që shërbejnë për ushtrimin e llotarive të palejuara.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Two”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në rrugën “Him Kolli”, në administrim nga 32-vjeçari, u gjetën dhe sekuestruan 2 kompjutera dhe 2 aparate celulare që shërbejnë për ushtrimin e llotarive të palejuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.