Kishte humbur kontaktet me familjen, Polumbarët e RENEA-s gjejnë të mbytur në kanal 21-vjeçarin në Lushnje
Një 21-vjeçar është gjendur i mbytur nga polumbarët e Reneas në një kanal me ujë fshatin Çukas i Ri në Lushnjë. 21-vjeçari nga Barbullinja e Lushnjës vuante nga epilepsia.
Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.
Paraditen e sotme, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, eshtë bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit M. C., i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.