Autori i masakrës së sotme në Paskuqan 40-vjeçari Dan Hutra i cili qëlloi me breshëri plumbash kallashnikovi drejt familjes së ish-gruas së tij, la të plagosur ish bashkëshorten Elena Hysa.
Mësohet se Hutra kishte vetëm 2 javë që kishte dalë nga burgu pasi ishte akuzar nga bashkëshortja për dhunë në familje.
Sipas informacioneve nga vendngjarja autori ka dalë nga burgu para 2 javësh dhe ka qenë i martuar me Elena Hysën. Çifti kishin një fëmijë 3-muajshe.
Por si duket edhe pas vuajtjes së dënimit të kryefamiljarit vuajtjet e familjes nuk kanë mbaruar duke përfunduar ditën e sotme në tragjedi.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ