Kishin krijuar linjë trafiku qeniesh njerëzore, shkatërrohet rrjeti i rrezikshëm

Sektori kundër Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me emisionin investigativ Piranjat, kanë bërë të mundur shkatërrimin e një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të emigrantëve të jashtëligjshëm, nga Shqipëria drejt vendeve të BE.

Operacioni u finalizua mëngjesin e kësaj të marte. Në total janë arrestuar 25 persona, por 10 prej tyre janë kapur më herët, ndërsa 15 gjatë mbrëmjes të së hënës.Në orën 11:00 pritet të ketë edhe një deklaratë për shtyp.