“Kishim pirë drogë të dy”/ Dëshmia e Mikel Selimajt në gjykatë: Nuk doja ta…

Mikel Selimaj, 46 vjeç, i akuzuar për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina të Greqisë, ka dhënë dëshminë e tij para gjykatës së Evelpidon.

Selimaj u arrestua më 23 maj 2025 në një apartament në Glyka Nera, pas një urdhër-arresti për vrasje me dashje dhe mbajtje e përdorim të paligjshëm të armës. Në këtë çështje janë të përfshirë edhe dy persona të tjerë si bashkëpunëtorë.

Gjatë dëshmisë, Selimaj ka deklaruar se nuk kishte qëllim të vriste Altin Arapajn, duke shtuar se të dy kishin konsumuar drogë dhe për shkak të kësaj nuk kishte kuptuar qartë çfarë po ndodhte në momentin e ngjarjes.