Kisha katolike në zi, ndërron jetë Papa Françesku

Zi në Kishën katolike. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Papa Françesku ka humbur jetën në moshën 88-vjeçari. Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane.

Kardinali Farrell, njoftoi:

“Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë me fisnikërinë dhe vlerat universale të ungjillit. në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut për dashurinë e pafund të mëshirshme të Zotit Një dhe Triuni.

KUSH ESHTE PAPA FRANCESKU? 

Papa Francescu, lindi në Buenos Aires në 17 dhjetor 1936, me emrin e origjines Jorge Mario Bergoglio. Prej 13 marsit 2013 është Papë I Kishës Katolike dhe peshkop I Romës, Sovran I Tetë I Shtetit të Vatikanit, dhe papa I 266 në histori.

Ishte I pari Papë nga kontinenti I Amerikës së Jugut, pavarësisht se me origjine italiane, prindërit nga rajonet e Piemonte dhe Liguria.  Ai ka shërbyer si klerik gjithe jetën e tij, si Jezuit, dhe njëkohësisht është I pari që mbërrin ne majën e hierarkisë nga ky urdhër religjoz.

Kohet e fundit shendeti I tij u përkësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21 vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai ju nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e siperme e mushkerisë së djathtë.

Sikurse ka rrefyer edhe vete, ne moshë fare te re, puna e tij e pare ishte pastrami në një fabrike, më pas roje jashtë një lokali në një lagje problematike në Cordoba, dhe ka patur edhe një të fejuar, para se te ndermerrte rrugetimin e tij në religjoz që pati zanafille ne vitin 1958.

Pas shumë eksperiencave u emerua në poste te larta episkopale ne Argjentine, dhe shërbeu edhe si rektor I fakultetit te Teologjisë dhe filozofisë në San Miguel. Më pas ndoqi studime te metejshme ne Gjermani për te prfunduar doktorature, por nuk arriti te merrte titullin.

Pas rikthimit në atdhe, ngjitja e tij vijoi, deri në vitin 1997 që u emrua Arqipeshkv I Buenos Aires e një  vit me pas I Argjentinës.

Gjatë viteve të diktatures ushtarake në Argjentine Bergoglio ka ndihmuar kundershtaret e regjimit.

Bergoglio ishte I pari Papë që zgjodhi emrin Franceso pas 11 shekujsh. Gjatë një bisede me gazetarët, shpjegoi arësyet e zgjedhjes së këtij emri që askush nga paraardhesit se kish patur. Shpjegoi se emri papal I erdhi ne mendje ne momentin që u zgjodh Papë, pasi cardinali Claudio Hummes e kishte pergezuar menjehere, dhe I kish thene: mos harro te varferit! Ai shpjegoi se ajo fjali I mbeti ne menjde, dhe ne lidhje me te varferit, kish menduar menjehere per Francesco D Assisi, njeriu I te varferve, I paqes, njeriu që deshi dhe mbrojti krijesat dhe krijimin. Dhe e zgjodhi sepse Franceso është embleme e mbrojtjes se te varferve dhe shenjti mbrojtes i Italisë.

Gjatë Papatit, Francesku ndermori një sërë reformash, ndër to edhe kodin penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve nderkombetare. Gjithashtu reformoi sisistemin ekonomik te Selise se shenjte, ashpersoi ligjet e korrupsionit, dhe krimet kunder te miturve duke I dënuar ashper, edhe skandalet që kishin përfshire me heret Kishën Katolike.

Gjatë Papatit të tij vizioti 66 vende te botës, me 47 udhetime epiksopale, dhe udhetimi I parë I tij ne Evropë  si Pape ka qënë pikërisht në Shqiperi në 21 shtator 2014, udhetim I cili la mbresa te jashtëzakonshme tek ai, pasi takoi dhe degjoi rrefimet e klerikeve qe kishin vuajtur ne kohen e diktatures komuniste.

Papa Francescu qëndroi në krye te Selise së shenjte, me ide te forta, u shpreh shpesh here kunder ideologjise Gender, që e etiketoi te rrezikshme, anullon diferencat, dhe rreziku me I shemtuar I epokës sonë. Ka përdorur shpesh konceptin  Popull, jo pa një domethenie. Më këtë shprehi I drejtohej jo vetem besimtareve katolike, por përgjithesoi dhe solli me pranë te gjithe komunitetet, duke nisur nga berthama, familja, për të e shenjtë.

Mbi te gjitha, ndjekur edhe nga motoja e tij  “Nje Kishe e te varferve per te Varferit”, në respekt te dinjitetit njerëzor, respektit human dhe vlerave te dashurisë, miresisë e meshirës.