Kisha e Kuvendit të Arbrit, përfundon restaurimi në Lezhë

Kisha e Kuvendit të Arbrit në Merqi të Lezhës, monument kulture, është restauruar plotësisht duke ruajtur origjinalitetin dhe historinë e saj.

Kisha ku u mbajt Kuvendi i Arbrit në janar të 1703, synonte të mbante gjallë gjuhën dhe identitetin shqiptar.

Përfaqësues të klerit katolik nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi si dhe banorë të Lezhës ishin të pranishëm në ceremoninë e përfundimit të plotë të restaurimit të këtij objekti kulti me një rëndësi të veçantë.

Ipeshkevi i Lezhës, Ottavio Vitale, tha se kisha është dëshmi e historisë shqiptare dhe e një kuvendi që vendosi për fatin e mëtejshëm të gjuhës shqipe.

Vullneti i shumë njerëzve bëri që edhe Kuvendi i Arbrit te Merqi të kthehet në vendin që meriton, e për këtë Dom Nik Ukgjini thotë se “vlerat kombëtare duhen ruajtur e konservuar që të mos lihen në mëshirë të fatit dhe drejt shkatërrimit”.

Disa nga vendimet e marra në Kuvendin e Arbrit, që u mbajt në kishën e Shën Gjon Kryepremit në Merqi të Lezhës ishin kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe. Fillimisht u realizuan botime fetare të bëra në dialektin geg dhe aktet e këtij kuvendi u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706. Ato kanë vlerë edhe si dokument gjuhësor me rëndësi.

Check Also

Kishte rolin e “kopshtarit” në fermën e kanabisit/ Arrestohet ish-polici shqiptar në Skoci: Më shantazhoi gangsteri që arrestova në Shqipëri

Një ish-oficer policie nga Shqipëria është burgosur për kultivimin e qindra bimëve kanabis në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *