Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani
Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshën 86-vjeçare këtë të shtunë, Piro Milkani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Lajmin e trishtë e dha djali i tij Eno Milkani në rrjetet sociale.
“Iku babai, shoku dhe kolegu im”, shkruan ai.
Kush ishte Piro Milkani?
Piro Milkani lindi në Korçë më 9 dhjetor 1939. Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi. Gjatë viteve të studimeve, ai realizoi filmin e tij të diplomës, Nenavist (Mosmirënjohja), i cili shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në kinematografi .
Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor. Ai ka realizuar mbi 20 filma artistikë, duke përfshirë tituj të njohur si Ngadhënjim mbi vdekjen (1967), Shtigje lufte (1974), Militanti (1984), Pranvera s’erdhi vetëm (1988) dhe Trishtimi i zonjës Shnajder (2006)
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë .