Kim Kardashian në zi! Humb njeriun e shtrenjtë pas një beteje të gjatë me kancerin

Kim Kardashian po kalon një moment të vështirë, pasi ka humbur një nga shoqet e saj më të ngushta të fëmijërisë, Lindsay May. Ajo ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja dhe miqtë e saj më të afërt.

Sipas “Daily Mail”, Kim dhe Lindsay ishin shoqe që nga fëmijëria, pasi u rritën së bashku në Beverly Hills. Humbja ka qenë veçanërisht e rëndë për yllin e televizionit, e cila ka gjetur ngushëllim te shoqet e saj të ngushta, të cilat i quan “lifers” (mike të përjetshme), si dhe te motrat e saj.

Pas lajmit të hidhur, Kim është parë duke kaluar kohë me mikeshat e saj Alison Slatter dhe Simone Harouche, me të cilat bëri një udhëtim të shkurtër në Meksikë, ndoshta për të nderuar kujtimin e Lindsay May.

E ndjera ishte një profesioniste e suksesshme në industrinë e argëtimit dhe bashkëthemeluese e “Mayflower Entertainment”, një agjenci që kishte lidhur bashkëpunime me marka të njohura si “Gucci”.

Pas humbjes së saj, mikeshat e Lindsay-t kanë ndarë mesazhe prekëse në rrjetet sociale. Simone Harouche tha se “bota e saj ndaloi më 2 nëntor”, kur mori lajmin e trishtuar. Kim Kardashian gjithashtu ka reaguar emocionalisht në rrjetet sociale, duke shprehur dashurinë dhe dhimbjen për shoqen e saj të ngushtë.


Miqësia me grupin e saj të shoqeve ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës së Kim-it. Në vitin 2023, ajo ndau foto nga e kaluara me to, duke treguar sa të forta kanë qenë lidhjet mes tyre ndër vite. Grupi i saj i shoqeve të fëmijërisë përfshin Alison Statter, Simone Harouche, Zoe Winkler Reinis, Sarah Meyer Michaelson, Ashley Kraines dhe të ndjerën Lindsay May.

Kim ka theksuar gjithmonë rëndësinë e këtyre miqësive të përjetshme, duke i quajtur ato si një mbështetje të pazëvendësueshme në jetën e saj.