Në episodin e radhës së “The Kardashians”, të transmetuar një ditë më parë, Kim dhe Khloe Kardashian treguan udhëtimin e tyre në qytetin e Mumbait, gjatë kohës kur morën pjesë në dasmën luksoze të trashëgimtarit miliarder Anant Ambani dhe Radhika Merchant.
Sipas tabloidëve, dy motrat, të veshura në mënyrë ekstravagante, mbanin më shumë se 1000 karat diamante, smerald dhe perla, të dizajneres së bizhuve Lorraine Schëartz.
Dhe teksa qëndronin mes të ftuarve, në një moment Kim shqetësohet dhe thotë se i rënë një diamant nga gjerdani i saj. “Oh Zot, do të më duhet të paguaj për këtë”, tha ajo, duke iu drejtuar kamerës.
Por, ndjekësve u bëri përshtypje fakti se ndërsa të ftuarit kërkonin në dysheme për gurin e çmuar, Kim dhe Khloe pozuan për aparatin fotografik. Disa prej tyre shkruanin se kjo temë është bërë e lodhshme, pasi dhe në të kaluar, Kim ka humbur bizhu.
“E humbur apo e vjedhur”, pyeti njëri.
“E gjora, le të shkojmë ta financojmë”, ishte sarkazma e një tjetër komentuesi.
“Ndoshta ishte e besueshme hera e parë, por tani…”, tha një tjetër.
“Përsëri? E njëjta histori e vjetër ‘humbi diamanti’? Histori e vjetër”, tha një tjetër.



