Kiara Tito prezanton për herë të parë shtëpinë e re: Një ambient modern dhe plot ngrohtësi familjare
- 24 June, 2025
Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka ndarë së fundmi me ndjekësit pamje nga shtëpia e saj e re, ku jeton së bashku me partnerin Luiz Ejlli dhe vajzën e tyre, Luna.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kiara ka ofruar një tur të shkurtër të ambienteve të brendshme të banesës, duke zbuluar një stil modern, elegant dhe të ngrohtë familjar.
Çdo kënd i shtëpisë duket i kuruar me shumë kujdes, me detaje të personalizuara që reflektojnë dashurinë dhe përkushtimin e çiftit në ndërtimin e një hapësire që frymëzon qetësi dhe harmoni.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ