Këshilltarja 29-vjeçare ekzekutohet me plumb në kokë
Një këshilltare 29-vjeçare ekuadoriane u ekzekutua në mes të ditës përpara një turme njerëzish vetëm pak çaste pasi ajo përfundoi një mbledhje.
Diana Carnero, 29 vjeç, ishte duke kryesuar mbledhjen e këshillit në qytetin Naranjal në Guayas dhe po regjistronte një video në lidhje me kushtet e këqija të rrugës, kur ajo u sulmua.
Dy të dyshuar meshkuj iu afruan asaj me një motoçikletë dhe e qëlluan në kokë para se të iknin. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit tha se do të niste hetimin, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Këshilltari Charbel Rouhana, 50 vjeç, u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në qytetin bregdetar të Yaguachi më 24 tetor 2023. Bolivar Vera, 42 vjeç, një këshilltar në Durán, u gjet i vdekur më 8 shtator, një ditë pasi u rrëmbye.
Në gusht, kandidati presidencial Fernando Villavicencio, 59 vjeç, u vra pasi u largua nga një ngjarje e fushatës në Quito. Në korrik, kryetari i bashkisë së Mantës, Agustín Intriago, 38 vjeç, u qëllua për vdekje teksa inspektonte punimet.