Këshilli Kombëtar i Territorit ndryshon emër, ja kush do jenë 11 anëtarët
Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) do të quhet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU). Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme (26 dhjetor) të qeverisë.
“Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri”, thuhet në vendimin e marrë.
Ky këshill në përbërjen e vet do të ketë 11 anëtarë që janë ministrat e kabinetit qeveritar, bashkë me Kryeministrin dhe kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Përbërja e tij do të jetë:
-Kryeministri
-Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë
–Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
–Ministrin e Drejtësisë
– Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit
–Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
–Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
–Ministrin e Mbrojtjes
–Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
–Ministrin e Financave
–Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit