Këshilli Kombëtar i PD i thirrur nga Bardhi anulon zgjedhjet e 29 korrikut: Proces antistatutor dhe farsë

Këshilli Kombëtar i PD i thirrur nga Gazment Bardhi anuloi zgjedhjet e 29 korrikut për kryetarin e ri, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.

Po ashtu, pas relatimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Këshilli Kombëtar ka konstatuar dhe pranuar dorëheqjen e datës 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe

dorëheqjen e datë 17 Maj 2023 të Nënkryetari të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, të cilët i qëndrojnë dorëheqjes së tyre, edhe pse dorëheqjet e tyre

nga ana e Këshillit nuk u konsideruan si të parevokueshme.