Këshilli i Mandateve nuk mblidhet për Salianjin

Përmes një letre zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, grupi i PD kërkoi që të mblidhet Këshilli “për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë”, duke e cilësuar dënimin e Salianjit si një”hakmarrje politike”.

Por  Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet këtë të premte në lidhje me këtë çështje pasi nuk ka arsye për t’u mbledhur pasi për rastin në fjalë Kushtetuta e ka të parashikuar si veprohet me vendimet e formës së prerë.

Kjo duket se i hap rrugë arrestimit të Ervin Salianjit.