Këshilli i Mandateve mblidhet sot për Arben Ahmetaj, mbërrijnë prokurorët dhe avokatët


Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Sot, në orën 16:00 pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur nëse do i hapë rrugë arrestimit pas kërkesës së SPAK që mban datën 7 korrik 2023. Ndërkohë, avokatët e Ahmetajt kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet nesër për shkak të dosjes voluminoze, 400 faqe. Për procedurë deputetët mund të mblidhen sot, mirëpo kërkesa e avokatëve do të qëndroj e njëjtë.
Hetimet kanë të bëjnë me rolin që ka pasur Ahmetaj në tre inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës.