KËSHILLAT, Qarku Korçë/ Në Pogradec Berisha-Meta me 15% të votave, PS kryeson
Si në pothuajse të gjitha bashkitë, edhe në Bashkinë e Korçës Partia Socialiste kryeson në mandatet për Këshillin Bashkiak. Numërimi është në përfundim dhe PS ka marrë 48.79% të votave ose 23 mandate nga 41 mandate gjithsej. Koalicioni Berisha Meta është braktisur edhe në Korçë për votën për këshillin pasi ‘Bashkë Fitojmë nuk i kalon 20.31% të votave me 9 mandate. PD ka 5.37% ose 2 mandate. Edhe PAA merr 2 mandate këshilltarësh, ndërsa mandatet e tjera shkojnë për PSD, PR, Nisma Thurje. Aleanca Arbnore Kombëtare si dhe kandidati i pavarur.
Në Bashkinë Pustec ka triumfuar Partia Socialiste me 32.21% të votave duke siguruar 5 mandate ndërsa është pasuar nga “BF” me 22.83% të votave duke siguruar 4 mandate. Ndërkohë, 3 mandate ose 21.46% ka marrë Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian. Nga 1 mandat kanë marrë PSD me 9.43%, PDS me 6.45% dhe PAA me 7.62%.
Në Bashkinë Kolonjë ka përfunduar numërimi dhe shumicën e ka marrë PS me 32.21% ose 5 mandate. BF ka marrë 22.83% ose 4 mandate. 21.46% ose 3 mandate ka marrë Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian dhe nga 1 mandat PSD, PAAA dhe PDS.
Në bashkinë e Maliqit ka përfunduar numërimi i kutive ku PS ka fituar 20 mandate me 55.8%, BF ka fituar 6 mandate me 17.35% të votave. PSD 6.46% ose 2 mandate, Partia Demokratike me 5.49% ose 2 mandate dhe Partia e Gjelbër 1 mandat ose 2.94% të votave.
Në bashkinë Pogradec janë numëruar 92 nga 106 QV. Këtu ‘Bashkë Fitojmë’ kanë një rezultat edhe më të dobët me 15.56% me vetëm 6 mandate nga 31 në total. Edhe këtu kryeson PS me 48.81% ose 18 mandate. Partia Demokratike dhe Partia Agrare Ambientaliste marrin në Pogradec një përqindje të rëndësishme me nga 2 mandate secila. LZHK po ashtu merr 2 këshilltarë dhe Partia e Unitetit Kombëtar merr 1 mandat.
Në Bashkinë e Devollit janë numëruar 30 nga 49 kuti votimi. Ashtu si të në të gjitha bashkitë e tjera kryeson PS me 9 mandate këshilltarësh nga 21 gjithsej. BF merr 4 mandate ose 17.38% të votave. PD ka marrë 8.42% të votave me 2 mandate. Po 2 mandate merr edhe Partia Lëvizja e Legalitetit, ndërkohë që nga një mandat i ndahen PDIU-së, Ballit Kombëtar dhe kandidatit të pavarur Festim Kaso.