KËSHILLAT, Qarku Fier/ PS fiton sërish në bastionin socialist! PD forcë e dytë
Është duke u zhvilluar numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë në qarkun Fier.Në bastionin e socialistëve, Bashkinë Fier, PS ka marrë 33 mandate nga 51 në total. BF ka marrë 12.30% duke siguruar vetëm 7 mandate. Ndërkohë surprizë ka qenë edhe PSD ku ka marrë 5 mandate ndërsa PD ka marrë 4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleanca Liberale e Djathtë kanë marrë nga 1 mandat.
Socialistët kanë korrur fitore në Lushnjë.Në 151 kuti votimi të numëruara nga 156 në total duke fituar 24 mandate nga 41 në total në Këshillat Bashkiakë. Socialistët pasohen nga BF me 15.72% duke siguruar 7 mandate por edhe PD ka patur një rritje të ndjeshme duke marrë 4 mandate. PSD ka marrë 2 mandate ndërsa Partia Republikane Shqiptare, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë kanë marrë nga 1 mandat.
Situata paraqitet pothuajse e njëjtë në Bashkinë Roskovec ku PS kanë fituar 12 mandate nga 41 në total ndërsa BF me 7 mandate duke siguruar 27.66% të votave. PBK ka siguruar 1 mandat me 7.32% të votave. Ndërsa PDIU ka marrë 1 mandat me 4.08% të votave.
Në bashkinë Patos ka përfunduar numërimi dhe nga 21 mandate në total, PS ka siguruar 16 mandate, Bashkë Fitojmë ka fituar 3 mandate ndërsa PDIU 2 mandate. Në Mallakastër, janë numëruar 49 nga 50 kuti votimi. PS kryeson me 10 mandate nga 21 në total me 35.32% të votave. PD renditet e dyta me 3 mandate. PDIU ka marrë 2 mandate, ndërsa Bashkë Fitojmë 1 mandat me 7.04% të votave. Po ashtu PAA, PLL, PDS, ALD, PSD, kanë marrë nga një mandat. Edhe në Divjakë ka nisur procesi i numërimit, ku janë hapur 7 nga 67 kuti në total për Këshillat Bashkiakë.Partia Socialiste ka marrë 21 mandate nga 31 në total me 54.35% të votave. Me 6 mandate pasohet nga “Bashkë Fitojmë” me 18.16% të votave. Ndërkohë, duket një përmirësim në Këshillat Bashkiakë edhe nga Partia Demokratike ku ka marrë 4 mandate. Ndërkohë 1 mandat e ka marrë Fryma e Re Demokratike.