Kërkoi të merrte pjesë në Kuvend, apeli i GJKKO-së rrëzon Berishën. Avokati: Çartje dhe lajthitje, u shkel Kushtetuta

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeminstrit Sali Berisha për të lejuar që të marrë pjesën në seancat plenare në Kuvend.

Lideri demokrat ndodhet prej 30 Dhjetorit nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe nuk prej 3 muajsh mungon në seancat parlamentare.

”Ky vendim i sotëm vendosi rrëzimin e kërkesës sonë.Sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetuës edhe nga Apeli.

Këta janë sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, me regji.

Duam që të lirohet Berisha, sepse nuk ka akuzë dhe nuk ka prova.

Këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë sistemin.

Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta.

Nuk pranon SPAK as ekspertizat, asgjë.

Kjo është çartje dhe lajthitje.

Sot u vërtetua shkelja e Kushtetuta, shkelmimi i saj.

Berisha nuk është një punëmarrës që trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve, por nga Kushtetuta”, tha avokati i tij, Genc Gjokutaj.