Kërkoi revokimin e masës “arrest në shtëpi”/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e paraqitur nga Jamarbër Malltezi, duke i lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Më herët Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kishte kërkuar revokimin e kësaj mase, por kërkesa e tij nuk është pranuar nga Gjykata e Lartë.

 

Kujtojmë që Malltezi akuzohet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë dhe për këtë çështje ka qenë në masa të ndryshme sigurie.