Kërkoi pavlefshmëri të rezultatit, PD humb betejën e parë në KAS, zgjedhjet në Kukës nuk do të përsëriten

Me shumicë votash KAS rrëzoi ditën e sotme kërkesën e PD për qarkun Kukës për zgjedhjet e 11 majit.

Kjo është kërkesa e parë që shqyrtohet për pavlefshmëri të zgjedhjeve në këtë proces, ku vijon shqyrtimi dhe për qarqet e tjera . 

Ndërsa bëhet me dije se në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur shqyrtimi i kërkesës për qarkun e Tiranës.