Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli lë në burg mjekun Dervish Hasi

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në burg mjekun Dervish Hasi.

Kirurgu akuzohet për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.

Mësohet në Apel Hasi kërkoi të ndryshonte masën e sigurisë “arrest në burg”, vendim që ishte marrë në Gjykatën e Shkallës së Parë.