Kërkoi lirinë, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, e akuzuar për lidhje me bandën Suel Çelës

Gjykata rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për lirim nga qelia.

Fetahu akuzohet për lidhje me bandën e Suel Çelës, kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë të cajtuan ndaj saj.

Por, togat e zeza e kanë rrëzur duke lënë në fuqi masën “arrest me burg” ndaj saj.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.Në përfundim të gjykimit,

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.