Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu! Si bisedat në SkyECC i zbuluan lidhjet me bandën e Suel Çelës
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën për lirimin nga qelia të ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Fetahu, e arrestuar për lidhje të dyshuara me grupin kriminal të Suel Çelës, kishte paraqitur një kërkesë për zbutje mase sigurie, duke pretenduar probleme shëndetësore. Megjithatë, Apeli i GJKKO nuk e ka pranuar argumentin dhe ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”.
Ajo dyshohet se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me anëtarë të grupit kriminal të Suel Çelës, të zbuluara përmes komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC. Bisedat e përgjuara kanë qenë pjesë e provave të mbledhura nga Prokuroria e Posaçme kundër saj.
Hetuesit besojnë se ish-gjyqtarja ka ushtruar ndikim të padrejtë në disa procese gjyqësore në favor të personave të lidhur me botën e krimit në Elbasan.